Skuadra nuk është se nuk ka prodhuar lojë, ndonëse jo sipas nivelit të sezonit të kaluar kur e humbi kampionatin vetëm për pak. Interi mbetet një skuadër që sulmon dhe bën presion, por që nuk shënon dot gol. “La Gazeta delo Sport” shkruan se në 4 ndeshjet e fundit, të besuarit e trajnerit Simone Inzagi provuan jo pak, por plot 87 gjuajtje, që do të thotë rreth 22 për çdo sfidë, por duke pasur si rezultat vetëm një gol. “Interi ka harruar të shënojë gol, – shkruan “La Gazeta”, – janë dy nëse llogarisim penalltinë e Lukakut në Specia. Dhe të mendosh se Interi ka pasur 25 gjuajtje brenda në kuadrat në 4 ndeshje”.
Sfidanti.al