Guardiola e ka thënë se Vinsent Kompani do të bëhet trajner i madh!

Ish-kapiteni i Mançester Sitit realizoi diçka të shkëlqyer me ekipin që drejton tani, Bërnlin. Skuadra e quajtur “Klarets” siguroi ngjitjen në Premier Ligë me fitoren 2-1 ndaj Midëllsbrout e duke qenë 19 pikë mbi vendin e tretë në Championship, vendi që të siguron plej ofin. Pep Guardiola kishte parashikuar se Vinsent Kompani do të bëhet një ditë trajner i Mançester Sitit, dhe ish-mbrojtësi po tregon vlerat e tij.

Sfidanti.al