Mesfushori i rëndësishëm gjerman nuk është i kënaqur me atë që skuadra e tij ka bërë deri tani. Shumë humbje në kampionat (edhe pse në vend të parë) dhe eliminimi nga Kupa e bëjnë të habitshëm sezonin e Bajernit dhe Xhoshua Kimih mendon se mund ta vendosë “gishtin në plagë”. “Kemi pësuar shumë humbje ndërsa kemi qenë në avantazh, – thotë ai, – nuk kemi arritur të shënojmë gola të tjerë për të siguruar fitoret. Ne kishim si qëllim të shkonim në Berlin, por nuk ia dolëm. Ndjej se po luajmë me më pak pasion sesa duhet”.
Sfidanti.al