Prag Juventus-Inter: Vlahoviç lihet në stol, Asllani shpreson minuta!

Do të jetë një tjetër Derbi i Apenineve dhe do të jetë padyshim shumë i fortë. Një Juventus-Inter premton emocione, edhe pse jo gjithmonë spektakël, ndërsa të dy trajnerët kanë probleme që duhet t’i zgjidhin. Përballja në stadiumin “Alianc” nuk i jep luksin Alegrit dhe Inzagit që të kënaqen me barazimin, përdisa Napoli është larg në kryesimin e Serisë A, ndërsa zona Champions po ashtu ka konkurrencë me Atalantën, Milanin, Romën e Lacion.

Juvja pritet të lerë në stol Vlahoviçin për të luajtur me Milikun si sulmues të vetëm. Në formacion pritet i riu Faxholi, që ndihmoi në fitoren e javës së kaluar në kampionat, ndërsa mungesat janë të rëndësishme si Pogba, si Kaio Zhorge, De Shilio, Mekkeni apo Kean. Gjithsesi, Kieza është në stol dhe i gatshëm. Tek Interi mungon Lukaku, ndërsa Brozoviç kthehet në stol. Kristjan Asllani shpreson minuta, ndërsa Inzagi nuk ka probleme të tjera të mëdha me mungesat.

Juventusi (3-5-1-1): Shezni, Bremer, Bonuçi, Danilo, Kuadrado, Faxholi, Lokateli, Rabio, Kostiç, Di Maria, Milik.

Interi (3-5-2): Onana, Shkriniar, Açerbi, Bastoni, Damfris, Barela, Mkitarian, Çalhanoglu, Dimarko, Xheko, Lautaro Martinez.

Sfidanti.al