Në intervistën e tij të fundit në Paris, sikur la të kuptoheshin shumë gjëra. Maurisio Poçetino deklaroi se “na thonë se do të ishte dështim nëse nuk do të fitonim Championsin, por nuk është e lehtë të kesh në ekip tre yje të tillë si Mesi, Mbape e Nejmar”. Nënkuptimi është i qartë që, në një ekip ku rëndojnë egot e yjeve, trajneri e ka të vështirë, ndonëse presidenti Al Helaifi këtë nuk e kupton, ose bën sikur. Gjithsesi, “karuselit” po i vjen fundit sepse Maurisio Poçetino është gati (sipas mediave angleze) të braktisë Paris SG dhe të shkojë tek Mançester Junajtidi. Legjenda Sër Aleks Ferguson e kërkon me ngulm, dhe thuhet se atij nuk po i pëlqen jeta e vetmuar në një hotel të Parisit, me familjen që jeton në Londër. Gjithsesi, nuk dihet sesa e mundshme është që trajneri të largohet nga PSG që e ka treguar se nuk detyrohet dot të humbasë njerëz që i ka nën kontratë, siç e tregoi rasti i Mbapesë, apo më herët ata të Nejmarit dhe Verratit.
Sfidanti.al