Pasioni i Kontes e shtyn Totenhemin drejt … Championsit

Është ende shumë shpejt për të folur për objektivat serioze, sepse është arritur vetëm një fitore në Premier Ligë. Totenhemi i Antonio Kontes përmbysi rezultatin ndaj Lidsit në 2-1 edhe pse u ndodh në humbje dhe trajneri italian la pas fillimin e vështirë me një barazim në fushën e Evertonit. Diferenca me vendin e katërt, që mbahet nga Uest Hemi, është 4 pikë, dhe shpresa është për ta arritur. “Ne duhet të jemi gati për të përfitur, – thotë Konte, – ka ende një largësi mes nesh dhe katër vendeve të para, por duhet të fitojmë ndeshjet tona që të afrohemi”. Hojbjerg në 58’ dhe Regilon në 69’ ishin autorët e golave pasi Xhejms kaloi Lidsin në epërsi në 44’. Për momentin, Spërsat kanë golaverazh “mizerabël” 11-17, por Konte shpreson që kjo të ndryshojë. “Unë jam njeri me shumë pasion dhe dua që këtë pasion t’ia kaloj gjithë ambientit tek Totenhemi, – tha ai, – kam besim tek lojtarët e mi”.

Sfidanti.al