Klubi ka vendosur të reagojë, ndërsa mesfushori nuk ka ndërmend të vaksinohet, dhe po ashtu disa lojtarë të tjerë. Tek Bajerni kanë një problem me vaksinën e Kovidit, pasi Xhoshua Kimih, Serg Gnabri, Xhamal Musiala, Erik Çupo-Moting dhe Mikael Kuisonsi janë të karantinuar, dhe po ashtu të pavaksinuar. Drejtuesit kanë vendosur të marrin një masë, të mos u paguajnë rrogën për periudhën që do të jenë në izolim, të themi rreth 2 javë. Kjo nuk ndodh për Niklas Zylen, i cili është i infektuar prandaj edhe i izoluar, ndërsa mbrojtësi duket se është i vaksinuar. Duket se tek Bajerni po luajnë me dy standarde, për të qenë “politikisht korrekt” me “idealin e vaksinimit”. Nuk dihet nëse Kimih do të vazhdojë “kryengritjen” apo shantazhi me rrogën do të bëjë efekt.
Sfidanti.al