Ishte një keqardhje që kjo ndeshje nuk u fitua, edhe pse epërsia ishte dërrmuese. Milani nuk pati vetëm golin ndaj Empolit në “San Siro”, por gjithsesi, kjo e pengoi që të fitonte. Për toskanët nuk ishte mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, që mbetet i dëmtuar, ndërsa skuadra u mbrojt fort. Trajneri kuqezi, Stefano Pioli, ishte i mërzitur, por jo krejt i shkurajuar. “Rezultati është negativ, – tha ai, – por, ne treguam se jemi në shëndet të mirë. Jemi në formë”. Tashmë, vjen përballja në Champions ndaj Napolit. “Do të jetë ndeshje shumë e fortë, si përherë”, – thekson Pioli.
Sfidanti.al