Fat i madh që nuk pati viktima nga era e fortë në turneun e golfit!

Tre pisha të mëdha u shkulën nga rrënjët dhe ranë përtokë me zhurmë të tmerrshme, ndërsa vazhdont turneu Masters në Ogusta (Augusta) në SHBA. Një fat i madh për spektatorët që ishin aty pranë dhe që shpëtuan mirë. Pishat mund të kishin shkaktuar viktima, apo minimalisht të plagosur, ndërsa në zonë vazhdojnë stuhitë elektrike, me shkarkime rrufesh dhe erë të fortë.

Sfidanti.al