Momenti duket tepër i vështirë, dhe kjo skuadër ngjan sikur është në prag të shkatërrimit. Pas eliminimit nga Championsi përballë Bajernit, Paris SG mesa kuptohet ka hyrë në një cikël krize, me Mesin e Nejmarin që nuk janë në formë e po vërshëllehen nga publiku, dhe me Kilian Mbapenë që i dha një “shuplakë” klubit. Shkak u bë një mesazh filmik nxitës që tifozët të blinin abonime për sezonin e ardhshëm, dhe ku ishte në plan të parë vetëm Mbape, ndërsa Mesi, Nejmar, Markinjos, Verrati apo Kimpembe nuk shfaqeshin fare. Sulmuesi 24-vjeçar e kritikoi hapur PSG-në duke thënë se “klubi nuk është Kilian Sen Zhermen”, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nëse Mbape do të rinovojë kontratën.
Sfidanti.al