Dhjetë pritje për Onanën, portieri meksikan i bëri “magji” Interit!

Vështirë që një gardian të ketë bërë më shumë, ndërsa ai mori epitete të shkëlqyera pas paraqitjes së radhës në Serinë A. Gijermo (Guillermo) Oçoa ishte lojtari më i mirë në fushë në Salernitana-Interi duke bërë 10 pritje, nga të cilat 3 ishin të jashtëzakonshme. Këto pritje u cilësuan “mistike”, ndërsa Oçoa u kthye në një “mace” kundër Interit dhe duket si shpëtimtar i rënë nga qielli për të ndihmuar Salernitanën që të mbijetojë në Serinë A.

Sfidanti.al