Sulmuesi i Belgjikës duket sikur sëmuret kur vesh fanelën zikaltër. Një gol me penallti në Kupën e Italisë në Torino ndaj Interit duket pak, ndërsa u përjashtua edhe me karton të kuq (dy të verdhë). Romelu Lukaku duket si “peshku pa ujë” kur është në Serinë A, me gabimin e rëndë ndaj Fiorentinës me portën bosh, dhe me gafën tjetër në Salerno kur goditi topin me kokë dhe e përplasi në traversë, kur duhej të shënonte. Ç’po ndodh me futbollistin e fuqishëm që më shumë ka rënë në sy për konfliktet me shokët e skuadrës sesa për golat.
Sfidanti.al