Nëse do të ketë jetëgjatësinë e Kristianos, me siguri do t’ia thyejë rekordin. Robert Levandovski duket një “kafshë sulmi” e të njëjtit nivel si superylli portugez pasi arriti në 75 gola në vetëm 97 ndeshje në Champions. Përpara tij janë vetëm Ronaldo me 135 dhe Mesi me 120. Kjo, pasi polaku i Bajernit shënoi dy herë në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës. Me efikasitetin që ka treguar, Leva është në të njëjtin nivel si Kristiano Ronaldo, pasi ka mesataren 0.76 gola për ndeshje, ndërsa mbetet disi më prapa Lionel Mesit që arrin në 0.81 gola për ndeshje. Nga ata që i ndjekin, Rud Van Nistelroi është thuaj barazim me të (0.77) ndërsa ka shënuar 56 gola në 73 ndeshje, por Di Stefano është superior (0.84, me 49 gola në vetëm 58 ndeshje). Dy legjenda të tjera janë gjithashtu të paarritshme në efikasitetin e tyre pasi Ferenc Pushkash arrin në 0.88 gola për ndeshje (36-41) dhe Gerd Myler në 0.97 gola për ndeshje (34/35).
Ylli i Bajernit ka 496 gola gjithsej me klubet, vetëm 4 rrjeta larg kuotës prestigjioze 500, mbi të cilën janë vetëm bomberët më të mirë të historisë së futbollit. Bashkë me realizimet me Poloninë, Levandovski arrin në 568, pra nuk është larg numrit të përgjithshëm 600, gjithashtu një cak i jashtëzakonshëm, që shumë pak yje e kanë arritur në 150 vjet lojë të topkëmbës.
Sfidanti.al