Kritikat për të nuk mungojnë dhe gazetari gjerman, Guido Schafer, tallet duke thënë se “Pepi ndonjëherë mendon se ka dhuntinë e Zotit”. Gjithsesi, Guardiola është vërtet një trajner i nivelit shumë të lartë, pavarësisht se Championsin e fundit e ka fituar me Lionel Mesin në 2011, pra 10 vjet më parë. Në ndeshjen e fituar 6-3 ndaj Lajpcigut arriti një shifër jubilare me “qytetarët”. Pep ka 300 ndeshje me Mançester Sitin, nga të cilat janë 219 fitore, 36 barazime dhe 45 humbje me golaverazhin 731-245. Deri tani ka fituar 10 trofe në Angli.
Po ashtu, ai arriti në 87 fitore në Champions, duke qenë 3 fitore prapa Karlo Ançelotit, ndërsa në vend të parë mbetet Sër Aleks Fergusoni me 102. Në total në karrierë, Guardiola është ende prapa Murinjos që ka 1 000 ndeshje, pasi katalanasi ka arritur në 750, nga të cilat ka 547 fitore, 113 barazime dhe vetëm 90 humbje. Padyshim statistika shumë të mira për një trajner që e ka fituar dy herë Championsin në stol, si edhe një herë si lojtar në fushë.
102 – Aleks Ferguson
90 – Karlo Ançeloti
87 – PEP GUARDIOLA
86 – Arsen Venger
81 – Zhoze Murinjo
Sfidanti.al