Haler i Ajaksit e Nkunku i Lajpcigut , rekordmenë golash në debutim në Champions

Sebastian Haler u bë i dyti lojtar në historinë e Championsit që shënon 4 gola në debutim. Ylli i Ajaksit ia doli në ndeshjen e fituar me triumf të madh në Portugali, ndaj Sportingut të Lisbonës. Kampionët e Holandës arritën një fitore tepër të thellë 5-1 dhe katër gola u shënuan nga Haler. Ai është 27 vjeç, është nga Bregu i Fildishtë, ndërsa më parë ka luajtur për Okserin, Utrehtin, Frankfurtin dhe Uest Hemin. Ajaksi pagoi 22.5 milionë euro për kartonin e tij, dhe shtatlarti 1.90 metra ka 25 gola në 30 ndeshje për ekipin nga Amsterdami. Suksesi i “heshtëtarëve” ishte i tillë që i dha kryesimin e grupit C, ku janë tashmë favoritë për të kaluar në turin e dytë bashkë me Borusian e Dortmundit.

Kristofer Nkunku u bë i katërti lojtar në historinë e Championsit që shënon 3 gola në një ndeshje, dhe sërish skuadra e tij del nga fusha e mundur. Sulmuesi bëri maksimumin për Lajpcigun, por gjermanët u mundën 3-6 në stadiumin “Etihad” ndaj Mançester Sitit vendas. Nkunku realizoi në minutat 42, 51 e 73, Siti u tregua shumë i fortë. Ejk, Mukiele (autogol), Mahrez me penallti, Grilish, Kanselo dhe Gabriel Zhezus shënuan me anglezët, ndërsa Xhek Grilish gjeti golin në debutimin e tij në Champions.

Sfidanti.al