Për Mbapenë nuk është më grindja Perez-Al Helaifi, por Ançeloti-Poçetino

Nëse do të përdornim një shprehje popullore, do të thoshim që “i zoti e shet, tellalli s’e jep”. Është pak më ndryshe raporti mes Realit të Madridit dhe Paris SG lidhur me Kilian Mbapenë. Një ditë pasi Maurisio Poçetino deklaroi se është i sigurt 100 për qind se sulmuesi do të qendrojë tek PSG-ja, erdhi një përgjigje e “koduar” nga Karlo Ançeloti. “Ndonjëherë trajnerët nuk mund t’i thonë të gjitha”, – tha trajneri italian i madrilenëve, duke e pasur nënkuptimin shumë të qartë dhe po ashtu besimin se Mbapeja do të zgjedhë Madridin. Duket se pasi dy presidentët, Florentino Perez dhe Naser Al Helaifi, i prishën marrëdhëniet dhe nuk bëjnë deklarata ndaj njëri-tjetrit, ka ardhur radha e teknikëve që të dalin në “fushë betejë” për Kilian Mbapenë.

Sfidanti.al