Në vitet 60-të, historia e Liverpulit u pasurua me ardhjen në stol të një legjende të madhe, që ende sot e kësaj dite cilësohet si trajneri më i madh në “Anfild”. Bill Shenkli mbahet mend që e mori ekipin në kategorinë e dytë, e bëri më të mirin në Angli dhe e ktheu në një forcë europiane, ndërsa nuk harrohet batuta e tij se “Liverpulin duhet ta bëjmë kaq të fortë, saqë duhet të vijë një ekip nga Marsi për të na mundur”. Duket se trajneri i sotëm, Jurgen Klop, po ndjek pikërisht këtë moto dhe po krijon një ekip që të mos ketë asnjë kundërshtar për ta mundur. Më në fund ka ardhur viti 2022, kur të kuqtë duken të fortë në çdo front. Një pikë larg kreut në Premier, pranë finales së Championsit, në finalen e Kupës së Anglisë dhe fitues të Kupës së Ligës. Natyrisht, ende nuk ka fituar asgjë të rëndësishme, por shpresohet që të arrihet deri aty që ta mundë vetë një ekip nga Marsi.
Sfidanti.al