Ukraina drejt Botërorit, hapin e parë e hedh në Gjermani

Në 11 maj do të kenë provën e parë pas një periudhe të gjatë që nuk janë bërë bashkë. Futbollistët e kombëtares ukrainase do të kenë ndeshjen e parë përgatitore në rrugën e tyre drejt Kupës së Botës në Katar, dhe pikërisht në 11 maj do të bujtin në “shtëpinë” e Borusias së Mynshengladbahut. Skuadra gjermane ka konfirmuar miqësoren, me të gjitha të ardhurat që do të shkojnë në ndihmë të njerëzve në nevojë në Ukrainë, ndërsa vendi i tyre është sulmuar ushtarakisht nga Rusia. Në 1 qershor, ukrainasit do të ndeshen me Skocinë në gjysmëfinalen e plej ofit të Botërorit.

Sfidanti.al