Ibra kalon Totin, është njeriu-asist më i vjetër në Serinë A

Një rekord që i mungonte dhe që do t’i pëlqejë shumë. Nuk është pak edhe për një legjendë si Zllatan Ibrahimoviç që të kalojë legjendën verdhekuqe, Françesko Toti për t’u bërë njeriu-asist më i vjetër i kampionatit italian. Ish-kapiteni i Romës e vendosi në moshën 40 vjeç, 4 muaj e 23 ditë, në 19 shkurt 2017 duke shërbyer për golin e shënuar nga Naingolan në një Roma-Torino që përfundoi 4-1. Ibra shërbeu asistin me fanelën e Milanit në moshën 40 vjeç, 6 muaj e 21 ditë. Topi i tij solli golin e Olivie Zhirusë në ndeshjen e fituar 2-1 në fushën e Lacios. Ndërkaq, “La Gazeta delo Sport” shkruan se forma e mirë mund të bëjë që Ibrahimoviç të rinovojë me Milanin edhe për sezonin tjetër, për të vendosur rekorde të reja, por sidomos për të synuar Championsin, një nga trofetë e vetëm që i mungojnë në karrierë.

Sfidanti.al