Kjo s’kishte ndodhur kurrë në NBA, Kris Pol nuk gaboi asnjë gjuajtje

Flasim për një rekord të plej ofit, të vendosur nga ylli veteran i Feniks Sansëve në ndeshjen kualifikuese ndaj Nju Orlinsit, në fushën e këtij të fundit. Kris Pol realizoi të 14 gjuajtjet nga loja duke mos gabuar asnjë, dhe ky është rekordi i realizimit 100 për qind me numrin më të madh të gjuajtjeve deri tani. Organizatori i Feniksit pati 33 pikë dhe 8 topa në tabela, duke kaluar nga roli i “shërbëtorit” në atë të “ekzekutuesit”. “Nuk e kisha idenë se kisha vendosur një rekord, – tha ai më pas, – unë nuk luaj për të shënuar sa më shumë pikë, por në pushim të ndeshjes i thashë vetes se duhej të bëja më shumë gjuajtje”. Feniksi fitoi 115-109 në Nju Orlins dhe u kualifikua me shifrat 4-2 me fitore. Në raundin e dytë në Perëndim do të ketë përballë Dallasin.

Sfidanti.al