“Pazar zikaltër” tek Junajtidi, dyshja Lukaku-Sançez tashmë tek Interi!

Antonio Konte më në fund ia arriti qëllimit, padyshim me ndihmën e Bepe Marotës. Drejtuesi i shkëlqyer sportiv i Interit bëri që të vishet zikaltër një dyshe e fortë sulmuese, e cila nuk shkëlqeu aq shumë e bashkuar në Premier Ligë, por mund të shfaqet ndryshe në Serinë A. Pas Romelu Lukakut, milanezët po marrin edhe Aleksis Sançezin, duke e shpëtuar kilenin nga tortura që po hiqte në “Old Traford”, e duke i dhënë shansin e jetës që pas Arsenalit.

Mançester Junajtid u bë një “shitore futbolli” për gjigandët e Italisë, por u bë me dëshirën e vet, duke larguar dy lojtarë që nuk bënin pjesë në planet e trajnerit Ole Gunar Solskjer. Kjo ishte arsyeja, që “djajtë e kuq” pranuan të paguanin gjysmën e rrogës së Sançezit, prej 560 000 paundë stërlina në javë, me Interin që do të duhet të paguajë “vetëm” 280 000, për të bërë të mundur huazimin. Transferimi i Lukakut ishte tjetër gjë, pasi për të u paguan në total mbi 80 milionë euro.

Sfidanti.al