“Nuk mbaj mend fund më dramatik të një gare në karrierën time”, u shpreh kampioni i botës pas fitores në Angli. Ljuis Hamilton ka tani 30 pikë epërsi ndaj rivalit më të afërt, Valteri Botasit (shok skuadre tek Mercedesi), ndërsa dy pilotë shumë të mirë si Maks Verstapen i Red Bullit dhe Sharl Lëklerk i Ferrarit duket se janë dorëzuar, A mund të mbërrihet Ljuisi këtë sezon, kur duhen ndoshta edhe 12 gara deri në fund? “Jo”, – u përgjigj shkurt Verstapeni. “Jo, – tha edhe Lëklerku, – i vetmi që ka ndonjë shans është Valteri, por për momentin gjithçka duket e qartë”. Vetë Hamiltoni shpjegoi se pati çarje të gomës për shkak të ndonjë papastërtie në pistë, por besohet kjo ndodhi edhe sepse pati disa aksidente, pra makina sigurie në pistë që sollën vonesa, ndërsa pilotët montuan goma të forta për të përfnduar garën me to .Pireli deklaroi se do të bëjë hetim për këtë që ndodhi,
Sfidanti.al