186 penalltitë e akorduara në 380 ndeshjet e zhvilluara në sezonin që sapo u mbyll përbëjnë një rekord historic absolut për Serie A. Është thyer praktikisht rekordi i mëparshëm i vendosur në sezonin 1949-50 kur I akorduan 140 penallti gjatë gjithë kampionatit. Mesatarja e këtij sezoni ishte 4.95 penallti për javë, shumë më e lartë se ajo e rekordit të mëparshëm me 3.68.
Janë këto shifra të cmendura që tregojnë se efekti I rregullave të reja dhe interpretimet përsa u përket 11 metërshave i ka ndryshuar ndeshjet. Duke qëndruar te rekordet, ky vit ishte edhe ai i golave të shënuar në një sezon të vetëm nga Ciro Immobile me 36 finalizime duke barazuar rekordin e Gonzalo Higuainqë e regjistroi këtë shifër në 2015/2016 me fanelën e Napolit.
Por edhe në këtë rekord, numri i penalltive të akorduara ka pasur një rol vendimtar; 4 vjet më parë, argjentinasi shënoi vetëm 3 herë nga pika e bardhë, ndërsa Immobile transformoi 14 nga 15 penalltitë që ka ekzekutuar. Por në këtë histori rekordi është një skuadër të bën diferencën teksa nuk ka pasur asnjë 11 metërsh në favor; bëhet fjalë për Udinesen që për më tepër është edhe e vetmja skuadër në të 5 ligat evropiane që nuk ka ekzekutuar qoftë edhe një penallti të vetme
Sfidanti.al