Festë e madhe në Parma, pasi klubi rikthehet në Seria A, pas tri vitesh në kategoritë inferiore. Në ndeshjen e fundit, skuadra që u bë viktimë e një falimentimi, fitoi ndaj Specias 2-0, ndërkohë që u ndihmua në ngjitjen direct edhe nga barazimi I Frosinones ndaj Foxhias (2-2).
Klubi kishte falimentuar në vitin 2015 dhe si pasojë kishte rënë në Serinë D, ku u kthye në një klub “hit”, me nga 9 mijë tifozë në çdo ndeshje, rekord në Itali për këtë kategori. Pas një viti kaloi në Serie C, ku e vazhdoi udhëtimin për në një rang më lartë, pas fitores në fazën “play off” me Alesandrian, 2-0. Ndërkohë, Empoli është klubi tjetër që e ka siguruar para disa javësh titullin në Serie B italiane.