Një mesazh në Instagram ishte shumë tronditës, aq sa mund të jetë i tillë një problem sportiv. Ljuis Hamilton botoi një mesazh, ku kampioni i botës në Formula 1 ndihej i dëshpëruar dhe i dorëzuar, diçka që me siguri mund t’i ketë mërzitur tifozët e tij dhe të Mercedesit. “Ndershmërisht, ndihem sikur po dorëzohem për gjithçka, – shkruajti 34-vjeçari për 13.1 milionë ndjekësit e tij në rrjetin social, – ndihem i shuar. Përse ta vras mendjen kur bota është kaq e shkatërruar dhe askush nuk duket se shqetësohet për këtë”.
E qartë që Hamiltoni nuk ishte i dorëzuar për titullin në Formula 1, ku ai është shumë pak pikë larg kurorës së 6-të në karrierë. Vërehet mirë se, anglezi shqetësohet në angazhimin e tij si qytetar i botës, në çështjet e klimës dhe rrezikshmërinë e ndryshimeve për planetin, apo edhe për problemet shoqërore, si varfëria apo pabarazia. Nga tifozët pati reagimet e duhura, dhe njëri prej tyre shkroi: “Mos u dorëzoni për botën, ka njerëz që përpiqen, dhe ndonëse bota ndonjëherë dukët katastrofë, duhet shikuar në aspektin pozitiv”.
Sfidanti.al