Lebron Xhejms ‘I shkul veshin’ Morejit për postimin në Twitter për Kinën

Ylli I Los Anxheles Lejkërs, Lebron Xhejms kritikoi ashpër Menaxherin e Përgjithshëm të Hjuston Rokets, Deril Morej për postimin e tij për Kinën dhe Hong Kongun dhe që shkaktoi pakënaqësi të mëdha në vendin aziatik që I hapi luftë NBA.

‘Nuk dua të hyj në luftë frazash me Deril Morej, por besoj se ai nuk ishte mjaftueshëm në dijeni të situatës aktuale në Hong Kong ose ishte I keqinformuar-tha Lebron Xhejms përpara ndeshjes me Golden State për fazën parasezonale-shumë persona mund të kenë pësuar dëme jo vetëm financiare, por edhe fizike, emocionale dhe shpirtërore, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm në postimet tona në rrjetet sociale, në atë që themi dhe atë cfarë bëjmë. Po, kemi lirinë e shprehjes, por edhe kjo mund të shkaktojë gjëra negative’.

Por Xhejms, që nuk ngurron asnjëherë të denoncojë problemet e drejtësisë sociale, dhunimin e të drejtave njerëzore në vendin e tij apo brutalitetin e policisë, është kritikuar në rrjetet sociale për fjalët e tij.

Pak minuta pas deklaratës së tij, Lebron Xhejms iu drejtua Twitterit për të sqaruar deklaratën e tij

‘Nuk besoj se janë marrë parasysh pasojat, nuk diskutoj përmbajtjen, të tjerët e diskutojnë. Besoj se njerëzit duhet të kuptojnë impaktin që ka një postim në Tëitter tek pjesa tjetër dhe unë mendoj se askush nuk e ka menduar apo bërë këtë-shkruante Xhejms në postimin e tij-mund të kishte pritur 1 javë për ta publikuar atë mesazh’.

Sfidanti.al