E djathta spanjolle sulmon Guardiolën, ndërsa Barcelona anulon eventet zyrtare

Pep Guardiola dha opinionin e tij në lidhje me dënimin e 12 lidëerëve katalanas nga Gjykata e Lartë Në Madrid me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitete pro pavrësisë së Katalonjës 2 vjet më parë që kulmuan me referendumin e 1 tetorit dhe shpalljen e pavarësisë së rajonit. Trajneri I mancester Siti e kundërshtoi këtë dënim të këtyre liderëve me 9-13 vjet burg nëpërmjet një videomesazhi për BBC, France Pressed he TV3 teksa tha: E papranueshme, është një sulm ndaj të drejtave njerëzore.

Por trajneri 48 vjecar katalanas u sulmua nga Ines Arrimadas, zëdhënësja në Parlament e partisë së krahut të djathtë në Spanjë, Ciudadanos.

‘E admiroja Guardiolën si lojtar e trajner por duhet të dënoj gënjeshtrat e tij si ‘politikan’-shkruante ajo në një postim në rrjetin social Tëitter-ka shumë kurajo të shpifë për Spanjën, ndërkohë që nuk ka thënë asnjë fjalë për Katarin ku pasurohej. Në demokracinë tonë gjen vend cdo lloj ideologjie po të mos thyhen ligjet’.

Ndërkaq, klubi I barcelonës ka vendosur të anulojë të gjitha eventet e parashikuara të mbahen këtë javë për shkak të krizës sociale dhe politike që ka mbërthyer Katalonjën gjatë orëve të fundit. Klubi kishte parashikuar përurimin e një dyqani të ri, prezantimin e ekipeve zinxhire dhe festimet e 40 vjetorit të krijimit të La Masias duke shtyrë gjithcka. Ndërkohë, është e sigurt se Barcelona do të luajë në Madrid ndaj Atletikos në muajin nëntor me fanelën e katërt, që ka imazhin e Senyerës, flamurit simbol të pavarësisë së Katalonjës. Një tjetër gjest I klubit katalanas që ishte ndër të parët që reaguan pas dënimit të liderëve katalanas  teksa doli me një komunikatë për shtyp me titullin: Burgu nuk është zgjidhje

Sfidanti.al