Një tifoze përjeton erotizëm me fanelën e Kristiano Ronaldos!

Pushteti i lavdisë, famës dhe reklamës shpesh është i parezistueshëm sidomos për njerëz që nuk kanë arritur dot të ngjiten lart në shkallët e jetës. Kjo u duk qartë nga sjellja e një tifozeje, pikërisht e rojes private të sigurisë në stadiumin e Bernës, që u godit pa dashur me top nga Kristiano Ronaldo në ndeshjen e Championsit, Jang Bojs-Mançester Junajtid. Pas asaj që ndodhi, Ronaldo u shqetësua dhe shkoi të shikonte nga afër sesi ishte gjendja e saj, ndërsa pas ndeshjes i dhuroi fanelën e tij. Gruaja quhet Marisa Nobile dhe është braziliane, ndërsa ishte e ftuar me skajp në televizionin e medias “Bild” në Gjermani. “Ajo që më ndodhi mua nuk ishte normale, – tha ajo, – unë mendova se po shikoja ëndërr. Ishte shumë emocionuese. Tani gjithkush më njeh, në Brazil dhe në të gjithë botën. Më parë askush nuk më fliste, ndërsa tani ka një grup tifozësh të mi (në rrjetet sociale). Kolegët duan foto të mia dhe numrin tim të telefonit”. Gruaja e kishte veshur fanelën e Ronaldos, ndërsa i mori erë gjatë intervistës dhe tha: “Ka aromë fantastike si Ronaldo, e mrekullueshme, më duket sikur ai është tani pranë meje (!!!)”

Sfidanti.al