Një lojtar francez shpjegon se përse Mesi është më i miri i botës

Ai quhet Mikael Madar, i lindur në Paris dhe me origjinë hebraike, ndërsa ka luajtur si sulmues për vite me radhë, përfshi edhe 3 sezone për PSG-në. Sot në moshën 53-vjeçare, me gati 300 ndeshje në karrierë e 85 gola, Madar, flet për Lionel Mesin dhe Kilian Mbapenë, duke vlerësuar lart argjentinasin. “Tifozët erdhën në stadium (në Reims) për të parë Mesin, – tha ish-sulmuesi, – edhe lojtarët e Rejmsit shpresonin që ai të luante, të luanin kundër tij. Kështu do të jetë kudo që të shkojë. Ai di të luajë thjesht, të bëjë atë që lojtarët e tjerë të PSG-së nuk e bëjë dot, e përshpejton lojën me pasimet e tij, me kontrollin e topit, kurrë nuk ka synim që ta mbaje topin thjesht për kënaqësi që ta ketë në këmbët e tij. Nejmarin e pëlqej shumë, por e mban topin derisa kundërshtarët t’i bëjnë faull, por nuk është kjo fryma e futbollit. Mesi luan shumë thjesht, prandaj është më i miri në botë. Nuk ndërlikon gjërat kurrë, kur duhet të pasojë, pason, kur duhet gjuajtur, gjuan, kur duhet pasuar ai pason, apo harkon. Në 9 nga 10 raste zgjedh gjënë e duhur për të bërë”. Madar theksoi se kur Mesi doli në fushë, Mbape e kërkonte dhe ia pasonte topin sepse donte të kombinonte me të, duke e ditur se do të bëhej kombinimi i duhur.

Sfidanti.al