Tifozët e Junajtidit: Ronaldo, një sukses! Do rrisë yjet tanë të rinj

Ka shumë komente lidhur me transferimin e CR7-ës në “Old Traford” dhe nuk kanë munguar as vlerësimet dhe as dyshimet. Ka nga ata që e quajnë thjesht një biznes nga i cili Mançester Junajtidi do të fitojë 1 miliardë euro. Ka të tjerë që e quajnë dështim, një kthim prapa, dhe një përpjekje e pronarëve për të qetësuar tifozët, por një analist tifoz komenton për “Deili Meilin” se Ronaldo do të jetë një sukses në Mançester. “Ai ka shënuar 36 gola sezonin e kaluar dhe mbetet i fortë, edhe pse jo në kulmin e tij, – shkruan Skot Paterson, – është më mirë që ai erdhi tek ne, dhe nuk shkoi tek Siti. Vërtet na duhet një mesfushor mbrojtës, por kur të vjen një mundësi e tillë nuk mund ta refuzosh. Kristiano do të ndihmojë yjet tanë të rinj si Grinvud, Rashford apo Sanço për t’u bërë edhe më të mirë, për të marrë shembull nga ai sesi të jenë në nivelin më të lartë botëror”.

Sfidanti.al