E gjithë bota le të mbajë vesh e të marrë shënime. Nëse flasim për biznes, dhe futbolli mund të jetë i tillë, askush nuk mund të matet me shkollën portugeze e cila doli më përfituesja në 10 vitet e fundit. Kjo del nga raporti i FIFA-s për transferimet në 2011-2020, ku Benfika, Sportingu i Lisbonës e Porto ishin në 3 vendet e para si klubet me më shumë përfitime. Në total, portugezët morën mbi 2.5 miliardë euro. Gati 2 600 portugezë, ndërkaq, realizuan transferime, duke u bërë Portugalia kombi i pestë në renditjen që kryesohet nga Brazili me mbi 15 000 transferime. Kjo është logjike, pasi Brazili ka gati 200 milionë banorë, ndërsa Portugalia jo më shumë se 10 milionë.
Sfidanti.al