Ajverson: Në NBA-në e sotme, Xhordani do shënonte 40 pikë çdo ndeshje

E ka idhull dhe e pranon edhe vetë se mund të mos jetë objektiv në mënyrën sesi e vlerëson. Alen Ajverson ka qenë vetë një yll i madh i NBA-së, por kur flet për Majkëll Xhordanin, e harron veten. “Ai arriti mesataren 37 pikë për ndeshje në sezonin e tij më të mirë, – tha njeriu që ka nofkën “Përgjigja” (The Ansëer), – sot, ai do të shënonte lehtësisht 40 pikë në çdo ndeshje. Kjo do të ishte e lehtë për “Jezusin e Zi”. Unë e duam Xhordanin pa masë. Nuk do të kishte Alen Ajverson në NBA nëse nuk do të kishte qenë ai”. Ajversoni thotë se janë 3 lojtarët më të mirë në historinë e basketbollit, pa i vendosur në krahasim, dhe këta janë Majkëll Xhordan, Lebron Xhejms dhe Kobi Brajant.

Sfidanti.al