Zllatan Ibrahimoviç dhe skuadra e tij LA Galaksi morën një goditje të rëndë për shpresat e tyre të plej ofit në ligën amerikane të futbollit, MLS. Kalifornianët pësuan një disfatë shpartalluese, 2-6, në fushën e Riël Solt Lejk Sitit (Real Salt Lake City), veçse për publikun vendas nuk pati vetëm një hero. Ata brohoritën sulmuesin e tyre, Damir Kreilak (Kreilach), që shënoi 3 gola në vetëm 26 minuta, por atmosfera u bë shumë e qeshur, në minutën e 32-të.
Një patë gjeti, në një farë mënyre, rrugën për të hyrë në fushën e stadiumit, dhe aty i bëri lëmsh të gjithë. Provuan rojet e sigurisë, provuan edhe lojtarë, por nuk ia dolën dhe u desh shumë kohë që shpendi të largohej nga terreni dhe ndeshja të vazhdonte. Ibrahimoviç nuk besohet se e shijoi shumë spektaklin e patës, pasi ka shënuar vetëm 1 gol në 4 ndeshjet e fundit, ndërsa e mbylli ndeshjen i përgjakur, për shkak të një çarjeje prapa veshit.
Sfidanti.al