Ekipi i ri që është ngjitur në Premier Ligën e Bosnjë-Hercegovinës, “Zvjezda 09”, po e mban fort vendin e fundit në tabelë mbas tetë ndeshjesh, pesë humbje dhe asnjë fitore. Seria e humbjeve të njëpasnjëshme dha shkas për dyshime se mos ky ekip i shiste ndeshjet?!
Fiksimi paraprak i ndeshjeve, në fakt, nuk bëhej në nivel kryesie ose klubi, sepse me këtë “punë” merreshin disa lojtarë kyç të këtij ekipi boshnjak. Më mbrapa doli se disa lojtarë të ekipit të “Zvjezës 09” mbanin kontakte me qendra bastesh, duke siguruar nga ato para të mëdha!
Portali “Srpskainfo” vinte në dukje se dy ose tre lojtarë ishin përpjekur të rekrutonin edhe lojtarë të tjerë në “lojrat” e tyre, por gjetën rezistencë, kështu që “rrjeta e merimangës” së tyre u prish. Portali i njohur, “Mondo”, nga ana e tij, vë në dukje se presidenti i “Zvjezdës” boshnjake, Boris Stanishiç, e ka denoncuar tanimë rastin në fjalë. Ai thotë se ka prova se dy lojtarë, stoperat Nemanja Vejnoviç dhje Ibraim Shjahiç, kanë qenë nismëtarë të fiksimit parapak të ndeshjeve.
Sfidantii.al