Nuk është ndoshta kohë shumë e mirë që të mos jesh “gjerman-gjerman” në Gjermani. Historia e Ozilit dhe Gyndoganit me foton e Erdoganit dhe me kombëtaren, apo protestat raciste flasin vetë, por Gjermania është vend i madh dhe jep edhe shembuj pozitive, madje këto janë shumica.
Një i tillë u pa qartë në festën e birrës, “Oktoberfest” në Mynih, ku morën pjesë futbollistët e Bajernit. Të gjithë lojtarët bavarezë dolën në fotografi me nga një gotë birrë Paulaner, që është edhe sponsor i klubit, veçse Frank Riberi sërish u lejua të fotografohej pa birrë. Riberi është mysliman dhe thotë se feja e tij nuk e lejon alkoolin, ndërsa tek Bajerni bindja e tij fetare është respektuar edhe vitet e kaluara.
Një ndryshim i madh nga Valencia në Spanjë, disa vjet më parë, që nuk lejoi Shkodran Mustafin (në foto) që të dilte në konferencën për shtyp pa shishen e birrës, që gjithashtu ishte sponsor. Shqiptaro-gjermani e largoi shishen, por një zyrtar i Valencias e ktheu mbrapsht.
Sfidanti.al