Mesi e Benzema? “Këpuca e Artë” është një polak i Xhenoas

Është shpejt për të dhuruar këpucë, por gjithsesi fillimi është jo pak domethënës. Në garën e ethshme për golshënuesin më të mirë, për momentin në vend të parë është një emër që askush nuk e priste. Quhet Krzhishtof Piatek (në shqip Kristof), është nga Polonia dhe luan në Serinë A me Xhenoan. Djaloshi 23-vjeçar, i ardhur nga Krakovi, ka shënuar 3 gola në 2 ndeshje të kampionatit (ajo e javës së parë ndaj Milanit u shty prej tragjedisë në Gjenovë), po ashtu ka realizuar 4 gola ndaj Leçes në Kupën e Italisë.

Me 7 rrjeta, Piatek lë pas patriotin e tij Robert Levandovski me 6 rrjeta, Karim Benzemanë me 6, Agueron me 5, Mesin e Mbapenë me nga 4. Shtatë gola, si Piateku, ka vetëm Pablo Sarabia i Seviljes, por që ka luajtur 9 ndeshje, ndërsa gjenovezi ka vetëm 3. Flitet për një trashëgimtar të vërtetë të Zibi Bonjekut.

Sfidanti.al