Dëshpërimi ishte i madh për shkak se objektivi i madh ekipor nuk u arrit. Leisteri do të luajë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, kur gjatë gjithë kohës ishte në 2-3 vendet e para të Premier Ligës, diçka që i mërziti shumë tifozët, trajneri Roxhers dhe futbollistët. Padyshim, ndër të pikëlluarit ishte edhe Xhemi Vardi, sulmuesi kryesor i ekipit, por gjithsesi ai pati diçka për të festuar në ndeshjet e javës së fundit. Edhe pse nuk arriti të shënonte në portën e Mançester Junajtidit (goditi shtyllën), Vardi fitoi Këpucën e Artë të Premierit, me 23 gola të shënuar. Ai u kërcënua ndjeshëm sepse Pjer-Emerik Obamejang i Arsenalit realizoi dy herë në fitoren 3-2 ndaj Uatfordit, duke arritur në 22 rrjeta, po aq sa Dani Ings i Sauthemptonit, që shënoi një herë, ndërsa ekipi i tij fitoi 3-1 ndaj Shefild Junajtidit. Këpuca e Artë është kënaqësi më e vogël sesa Championsi, gjithsesi, dhe në Angli pati më pak gola këtë vit sesa në Itali, Gjermani apo Spanjë.
Sfidanti.al