Është i vendosur të mbetet “i uritur” edhe pse suksesin po e arrin prej 2-3 sezonesh. Jurgen Klopi ka ndërmend të përforcojë Liverpulin, pas finales së humbur të Championsit në 2018, fitores së Championsit në 2019 dhe triumfit në Premier Ligë në 2020. Gjermani ka përpiluar një listë me lojtarët që i duhen, emra që normalisht i di vetëm ai dhe rrethi tepër i ngushtë, por gjithsesi lajmet dalin, pasi ka edhe agjentë, lojtarë, shokë e të afërm, si dhe ka lojë të dyfishtë apo të shumëfishtë. Klopi pëlqen shumë 22-vjeçarin e Leisterit, Harveri Barns, një sulmues i ri që është bërë këtë vit lojtar formacioni tek ish-kampionët. Barns ka shënuar 7 gola e ka shërbyer 9 asistë, ndërsa trajneri i Liverpulit, siç e ka zakon, pëlqen shumë energjinë dhe fuqinë e tij për të vrapuar “pafundësisht”.
Gjithsesi, Liverpuli kërkon edhe mbrojtësin e Shalkes, Ozan Kaban, që është edhe lojtar i kombëtares së Turqisë. Kabani është vetëm 20 vjeç, dhe pëlqehet edhe nga klube të tjerë si Mançester Siti, Juventusi dhe Dortmundi. Kartoni i tij besohet se arrin në 45 milionë euro, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se Klopi vërtet po bën sulm për një yll të Bundesligës, por jo për Tiago Alkantarën e Bajernit, veçse për Kabanin.
Sfidanti.al