Bisedimet me agjentin Mino Raiola përfunduan me sukses dhe gjigandi nga Suedia mund të thotë se e di të ardhmen. Tek Milani, po ashtu duhet të jenë të kënaqur, pasi me konfirmimin e trajnerit Stefano Pioli, logjika të thoshte se do të kishte vazhdimësi edhe për Zllatan Ibrahimoviçin. Sulmuesi 38-vjeçar është gati të pranojë një ulje rroge për të vazhduar në “San Siro”, dhe kjo “martesë” pritet të zgjasë edhe një vit.
Disa javë më parë, suedezi deklaroi se nëse do të kishte qenë tek Milani që nga fillimi i sezonit, do ta kishte ndihmuar ekipin të fitonte titullin në Serinë A. Do të ketë mundësi ta bëjë edicionin e ardhshëm, dhe pritet me një “organikë” të përforcuar, ndërsa edhe Donaruma do të ketë rinovim me një vit. Nuk dihet nëse ndikimi i Ibrës (dhe i Piolit) do të jetë i tillë, që Milani të fitojë titullin. Do të ishte një mrekulli, ndoshta më e madhja në karrierën e legjendës, nëse në moshën 39-vjeçare do të sfidonte Juventusin, Interin e Atalantën, pa llogaritur Romën apo Napolin.
Sfidanti.al