Në këtë moment duhej të ishte në stërvitje me skuadrën e tij të këtij sezoni, por nuk po ndodh kështu. Në vend që të paraqitej në apel tek Lajpcigu, Timo Verneri, bëri udhëtimin e jetës, një fluturim i shkurtër me aeroplan nga Gjermania në Londër, ku zbriti për të qenë pjesë e Çelsit. Sulmuesi i kombëtares gjermane nisi zyrtarisht periudhën e tij angleze, pasi shpejt do të nisë stërvitjen në kompleksin në “Kobham”, një ditë pasi Blutë e Londrës luajtën ndeshjen e javës së fundit të Premier Ligës. Verneri bëri një sakrificë të madhe personale, duke hequr dorë nga konkurrimi në Champions, ëndrra e çdo lojtari, dhe me gjasë kjo ndodhi sepse ai nuk besonte se do t’ia dilte me Lajpcigun, ndërsa donte që ta niste sezonin e ardhshëm me Çelsin, në formën më të mirë të mundshme.
Sfidanti.al