Kampioni nuk vdes kurrë, Valentino Rosi më “plaku” i podiumeve!

Motoçiklizmi nuk ka njohur ende një tjetër si ai. Vërtet që Xhakomo D’Agostino është piloti më fitues i historisë së këtij sporti, por gjithsesi, Valentino Rosi ka shkruar një histori krejt të veçantë. Italiani u ngjit në podium në garën e së dielës, në Çmimin e Madh të Spanjës në Herez, duke qenë më i vjetri pilot në histori që ia del. Rosi ishte 41 vjeç e 161 ditësh, ndërsa podiumi i fundit ishte vjet në Teksas.

“Është vërtet e veçantë, – u shpreh “Vale”, – nuk është një fitore, por gjithsesi shijon si e tillë. Para një jave ishte shumë e vështirë, dola keq, por këtë herë ishte ndryshe. Jemi në rrugën e duhur”. Ky ishte podiumi i 199-të në karrierën e 10 herë kampionit të botës, nga të cilët 7 i ka në kategorinë maksimale, në Moto GP. Ai nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën pa arritur edhe podiumin numër 200, ndërsa është i vetmi pilot në histori që ka marrë pjesë në më shumë se 400 Çmime të Mëdha.

Sfidanti.al