Man.City-Real Madrid nuk eshte ne rrezik; karantinimi nuk prek eventet sportive

Sfida e Liges se Kampioneve mes Manchester City dhe Realit te Madridit do te luhet rregullisht ne Manchester edhe pse qeveria britanike urdheroi nje periudhe karantinimi per kedo qe vjen nga Spanja ku eshte vene re nje rritje tjeter e shpejte e rasteve me Covid.

Ministria britanike e Kultures ka vendosur qe evenimentet sportive te jene te perjashtuara nga kjo mase e qeverise. Eshte ky nje perjashtim qe e lejon Britanine qe pervec ndeshjes se Liges se Kampioneve te prese edhe evente te tjera sic jane dy garat e Formula 1 te parashikuara te zhvillohen ne Silverstone dhe nje sere ndeshjesh kriketi.

Fale ketij vendimi, Reali i Madridit do te mund te udhetoje drejt Manchesterit pa u shqetesuar aspak per ceshtjen e periudhes 2 javore te karantinimit ne token britanike.

Sfidanti.al