Një ditëlindje shumë e veçantë për Zhoze Murinjon

Ditëlindja është gjithnjë diçka për t’u festuar për njeriun, veçse kur je prind, shumë më e rëndësishme është ditëlindja e fëmijës tënd. Zhoze Murinjo e pati diçka shumë të veçantë pikërisht sot, duke postuar foto të tij me vajzën Matildë, e cila mbushi 21 vjeç. “Mou”, padyshim, pati një rast për t’u lumturuar, pasi në jetën e shoqërisë së sotme, me punët nga më të ndryshmet, dhe në distanca shpesh të mëdha, mund të rrish pa u parë me javë me njerëzit e dashur të zemrës. Murinjo, po ashtu postoi një foto të tij me Matildën, të bërë shumë kohë më parë në Londër. Aty, vajza e tij është fare e vogël, dhe sipas mediave britanike, fotografia është shkrepur përpara sesa Zhoze të bëhej i famshëm me Porton duke fituar Championsin në 2004-ën.

Sfidanti.al