Alegri bën “radiografinë” e Juves, dhe një parashikim për Dibalën

Momenti nuk duket i keq, pas fitores me Milanin. Edhe Championsi është “në shina” (pavarësisht se jo me shkëlqim), ndaj edhe Masimiliano Alegri ka mundësi të qetësohet pak. Trajneri shumë herë kampion dhe dy herë finalist i Ligës së Kampionëve, ka një frikë jo të vogël për ndeshjen ndaj Beneventos, edhe pse flitet për skuadrën besohet më të dobët në historinë e Serisë A, të paktën deri tani.

“A e mbani mend Frozinonen dy vjet më parë, – thotë ai në formë pyetjeje, – pra, nuk mund të merret lehtë as Benevento. Duhet të luajmë seriozisht dhe të fitojmë, ndërsa përsa i përket ndryshimeve, pra rotacionit, nuk dua ta teproj”. Ai që mund të pushojë është Mario Manxhukiç, ndërsa Pjaniç është i dëmtuar, me Markizion që pritet të luajë. Alegri bën edhe një parashikim. “Kam folur për Paulon (Dibalën), po ashtu edhe me Aleks Sandron, dhe thjesht duhet të jenë të qetë, – shprehet trajneri, – Dibala nuk duhet të shqetësohet, pasi kështu e ka futbolli, një herë je në qiell, një herë nën tokë”.

Sfidanti.al