Titulli i MotoGP vendoset në Valencia, ‘fluturojnë’ biletat e tribunës.

Mark Markez apo Andra Doviciozo? Cili nga këta dy pilotë do të jetë mbreti i Botërorit të MotoGP? Janë këto pyetje që do të marrin përgjigjen përfundimtare fundjavën e ardhshme në Çmimin e Madh të Valencias, gara përmbyllëse e këtij kampionati. Spanjolli është i favorizuar pasi ka një avantazh prej 21 pikësh kundrejt rivalit të tij, por në garat e MotoGP gjithcka mund të ndodhë. Tashmë biletat e tribunës së pistës Rikardo Tormo kanë avulluar pasi janë shitur që të gjitha, që do të thotë se 110 mijë shikues do të jenë në tribunë për të qenë dëshmitarë të mbylljes së një sezoni të jashtëzakonshëm në MotoGP.

Nuk është hera e parë që Valencia bëhet vendi ku kurorëzohen kampionët e MotoGP, më parë kjo ka ndodhur në vitet 2006, 2013 dhe 2015. Orgnizatortët e kësaj gare kanë marrë masa për t’u garantuar tifozëve emocione dhe spektakël madje kanë krijuar edhe një aplikacion. Nëpërmjet tij, tifozët mësojnë të rejat më të fundit, dëgjojnë transmetimet nëpërmjet folësve të pistës, apo mësojnë edhe detaje rreth saj.

sfidanti.al