Një “Bolt” për të larguar krizën, i shpejti Bejl gati kthimi për Realin

Reali i Madridit do të ketë një alternativë më shumë në ndeshjen ndaj Las Palmasit në ligën spanjolle. Në krizë të plotë rezultatesh në kampionat dhe në Champions (ku gjithsesi nuk rrezikon), trajneri Zidan do të ketë më në fund në dispozicion Garet Bejlin. Uellsiani i shpejtë “si shigjetë” mund të krijojë hapësira më të mëdha për shokët e tij, ndërsa u stërvit me ta, pasi e la prapa dëmtimin. Pavarësisht shkëlqimit të Iskos, yjet e tjerë si Ronaldo apo Benzema kanë deklaruar se i pëlqen shumë të luajnë me Bejlin. Reali ka 8 pikë më pak se Barcelona në renditjen e La Ligës.

Sfidanti.al