Çmenduria e Evrasë, Marseja pezullon futbollistin

Olimpiku i Marsejës nuk ngurroi të marrë masat e para ndaj Patris Evra. Klubi francez nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur pezullimin e futbollistit për shkak të gjestiti të shëmtuar të goditjes në fytyrë të një tifozi pak përpara fillimit të sfidës me Vitoria Gimaraesh në Europa League e fituar nga kjo e fundit 1-0.

Në komunikatën për shtyp, drejtuesit e Olimpikut të Marsejës kanë bërë të ditur gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që ndaj tij të merren masa të tjera disiplinore më të rënda. Ndërkohë mësohet se UEFA përves ndëshkimit të Evrasë pritet të marrë masa edhe ndaj Olimpikut të Marsejës për hyrje të tifozëve në fushë, hedhje fishekzjarrësh dhe akte dhune të tyre.

sfidanti.al