Në akordin me klubin kishte një klauzolë të rëndësishme, që sulmuesi brazilian vendosi ta fuste në fuqi, dhe kjo ishte për ta zgjatur bashkëpunimin deri në 2027. Ka kaluar fare pak kohë që Nejmar e rinovoi kontratën me Paris SG, pikërisht kur e kërkonte Barcelona nja dy vjet më parë, por kjo lëvizje duket se francezëve po u del nga hundët. Lajmet nga Parisi ishin që presidenti Al Helaifi i kishte thënë Nejmarit se ishte i tepërt dhe se duhej të largohej, ndërsa ylli bëri veprimin e kundërt. Tek PSG-ja mendojnë, besohet me të drejtë, se mjaftojnë dy superyje si Mesi e Mbape, ndërsa një i tretë do të ishte i tepërt. Çdo të ndodhë tani? Me gjasë, trajneri Galtie do t’ia bëjë të qartë Nejmarit që tani se duhet të pranojë stolin për nevojat taktike të skuadrës që nuk pranohet të dështojë në Champions këtej e tutje. Kjo mund të garantojë një “luftë civile” në “Parkun e Princave”.
Sfidanti.al