Modriç nuk është sportisti më i paguar kroat, e kalon Bogdanoviçi!

Basketbolli vazhdon të ketë disa nga kontratat më të rëndësishme në botë, dhe flasim padyshim për sportin e koshit në SHBA. Kjo tregohet nga fakti se sportisti më i paguar i Kroacisë nuk është një futbollist si Luka Modriç, por një basketbollist. Nëse ylli i Realit të Madridit merr diçka më shumë se 10 milionë dollarë në sezon, Bojan Boganoviç i Juta Xhazit fiton 19.5 milionë USD në vit. Jo vetëm ai, por edhe Ivica Zubac, basketbollisti tjetër kroat i NBA-së, ka rrogë më të lartë se Modriçi, 11 milionë USD në sezon.

Sfidanti.al