Kriza në futboll është këmbëkryq, ndonëse nuk duan ta pranojnë. Atletikoja e Madridit, njëri nga 3 klubet spanjollë që deshën të kishin Superligën Europiane, e ndjen këtë krizë dhe raportet janë që ka ndryshuar qendrimi për Antuan Grizmanin. Sipas mediave, drejtuesit në Madrid mendojnë se sulmuesi francez duhet të largohet, ndonëse trajneri Diego Pablo Simeone do ta donte në skemat e tij. Rroga e tij është 10 milionë euro në sezon, dhe ndonëse Grizmani sakrifikoi gati po kaq në krahasim me atë që kishte tek Barcelona, sërish në “Uanda Metropolitano” duken shumë. Nuk dihet se ku mund të shkojë sulmuesi i “gjelave”, pasi Barça nuk besohet se ka mundësi ta marrë përsëri dhe as nuk është në planet e trajnerit Ksavi.
Sfidanti.al